Në 42-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë në qendër të qytetit të Krefeld në veriperëndim të Dyseldorfit. Mediat gjermane shkruajnë se ngjarja ndodhi të hënën në mbrëmje.
Sipas raportimit të BILD, viktima ishte me biçikletë në pjesën jugore të qytetit kur u qëllua nga disa të shtëna pak para orës 20:00. Shqiptari u rrëzua i vdekur në mes të rrugës.
Autori ose autorët mësohet se e kanë qëlluar në pjesën e pasme të kokës nga një distancë e shkurtër. Duket si një ekzekutim i plotë.
“Ka ndodhur një vrasje”, ka konfirmuar deri tani një zëdhënës i policisë. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e krimit.
Policia ka rrethuar zonën ndërsa nga pamjet e sigurisë duket ende biçikleta e viktimës në vendngjarje.
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...