Presidenti i Ukrainës, është zotuar se vendi i tij “nuk do të jetë kurrë një vend shkatërrimi” dhe paralajmëroi për sulmet e vazhdueshme të Rusisë ndaj infrastrukturës energjetike.
Në fjalimin e tij të natës, Volodymyr Zelensky përshkroi granatimet ruse në Kherson të çliruar, duke thënë se brenda një jave Moska qëlloi 258 herë mbi 30 vendbanime në rajon.
Ai tha: “Ukraina nuk do të jetë kurrë një vend për shkatërrim. Ukraina nuk do të pranojë kurrë urdhra nga këta ‘shokët’ nga Moska. Ne do të bëjmë gjithçka për të restauruar çdo objekt, çdo shtëpi, çdo ndërmarrje të shkatërruar nga pushtuesit”.
Ai shtoi se Rusia kishte dëmtuar një stacion pompimi që furnizon me ujë Mykolaiv.
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...