Opinionisti me 145 mijë ndjekës, ankthi i ‘tweet’ ma vodhi jetën

12:50 | 3 Prill 2015
Arbresh.info

Gjatë vitit 2013, Guy Birenbaum punonte në radio. Për të prodhuar një minutë e 30 sekonda të emisionit të mëngjesit Guy rrinë në kompjuter deri në mesnatë e zgjohet para orës 5, gjatë tërë ditës shkruan në rrjetet sociale, lundron nëpër ueb. Kur e shoqëron vajzën në shkollë,thot se ‘nuk e di se si zbritja shkallëve të shtëpisë, as kë po e shoqëroja në shkollë. Në veshin e majtë kaloja në mes “Radio Europe 1” dhe radiove tjera, në të djathtin gruaja ime Geraldine u mundonte , me siguri , të flas. Apo ndoshta njëra prej vajzave të mija. Ngrëna diçka, 8 e 30. Nuk më kujtohet çka kamë bërë, dëgjuar… thot Gay.
Në mbrëmje Guy i jep puthjen për natë të mirë fëmijëve dhe Geraldine. Darkon vetëm, para kompjuterit. Guy Birenbaum, 53 vjeçar, është një prej opinionistëve më të ndjekur në mediet Franceze, është pjesë e ‘mediokracisë’ së re. Ishte kohë jo e largët kur tweeton-te 10 herë në dite për ndjekësit e tij (sot 145mijë), shkruante në rubrikën e një të përditshme e titulluar ‘ora 13 e Guy Birenbaumer’ e mbi të gjitha kontrollonte pandërprerë smartfonin për të verifikuar risitë. Guy Birenbaum, një ditë nuk arriti të qohet prej krevatit, u shembë. ‘ Vous m’avez manque’ – Histoire d’una d’epression francaise’, është libri që sapo ka dalë në të cilin Birenbaum shpjegon ri-koncesionin me jetën, me çmimin e një depresioni prej të cilit është dalë falë ‘ dashurisë, shoqërisë, psikologut e barnave’. Nuk është libër anti internet, e kjo e bënë shumë tëheqës e interesant. ‘Lidhja ime me hiper-konesion ishte simptoma e sëmundjes , jo kauza , vuajtja ekzistonte, ueb-et dhe aplikimet e tije nuk kanë bërë tjetër veç se e kanë multiplikuar të keqen, por është budalli me i dhanë fajin instrumentit. Problemi është se si e përdorja unë atë, në mënyrë osesive. Goditja ashpër në opinionet e mija, isha i dominuar nga zemërimi. Falë depresionit, psikologut, arrita të kuptojë që zemërimi im vinte nga e kaluara, nga historia ime familjare, te jesh fëmijë i Hebrejve të ndjekur, që rezistuan dhe shpëtuan prej holokaustit. Për vite Birenbaum kishte opinione për të gjitha, dhe ishte i pasionuar nga reagimi, ndaj sharjeve, kërcënimeve që i vinin si pasoj e opinioneve, dialogëve në rrjetet sociale. Libri i tij tani është në qendër të vëmendjes në Francë. ‘ Më keni munguar’ , i drejtohet Birenbaum psikologut të tij pas pushimeve verore, por duket sikur u drejtohet të gjithë personave të dashur që i ka mbajt në distancë prej skemës së iluminuar.” Histoire d’una depression francaistregon”, që depresioni i tij ishte i lidhur me vendin, ‘ për dy arsye, sepse Franca është e sëmurë, e unë jam sëmurë nga ajo’, thot ai . Madhështia e librit të Guy Birenbaum qëndron në gërshetimin e historisë franceze, asaj familjare e personale, me temën universale, shpërdorimi i WEB-it, rrjeteve sociale dhe urrejtja të cilën ato e krijojnë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme