Me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, krerët e shtetit të Shqipërisë e Kosovës, u mblodhën për të kremtuar në Vlorë.
Presidentët Bajram Begaj e Vjosa Osmani, kryeministrat Edi Rama e Albin Kurti dhe kryetarët e Kuvendit, Lindita Nikolla e Glauk Konjufca, vendosën edhe kurora lulesh pranë monumentit të pavarësisë.
Në fjalën e tij, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, tha se Vlora fton të gjithë që të festojnë këtë ditë të madhe.
Pasi risolli në vëmendje copëza të hitorisë së Shqipërisë, deri në shpalljen e pavarësisë, Presidenti Begaj tha se ngritja e flamurit në Vlorë, nuk ishte dhuratë.
“Pavarësia e Shqipërisë ishte dhe mbetët vepër e madhe e kombit shqiptar, e brezave dhe patriotëve të panumërt që jetësuan vullnetin e popullit”, tha presidenti shqiptar.
“Ishte trimëria e djelmërisë kosovare dhe asaj mbarë shqiptare, që me heroizmin dhe qëndresën e tyre, i dolën zot vatanit dhe i demonstruan botës, shenjtërinë e lirisë”, tha kreu i shtetit shqiptar.
Ai tha se tani, Shqipëria është aleat i besuar i SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe vendeve të tjera mike.
“Nëse para 110 vjetëve diskutohej copëzimi i trojeve shqiptare, sot Shqipëria si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, luan një rol të rëndësishëm për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe promovimin e demokracisë”, u shpreh Begaj.
Ai tha se kombi shqiptar ka sakrifikuar si asnjë tjetër në rajon. “Por sot Kosova është shtet i lirë dhe i pavarur që synon integrimin në BE dhe në NATO”.
Më tej presidenti Begaj deklaroi se Shqipëria mundet dhe duhet të mbështesë fuqizimin e Kosovës.
“Të jetë zëri i saj sa herë që të jetë e nevojshme, bashkudhëtare dhe mbështetëse e palëkundur në rrugëtimin e saj euro-atlantik”, deklaroi presidenti Begaj.
Ai tha se patriotët e pavarësisë që nderohen sot, janë shembulli më i mirë i bashkimit për interesa kombëtare.
Pse rritja e pagave, më e komplikuar seç duket?
SHBA akuzon rusët për krijimin e videos së rreme për votimet...
Çeku: Në qeverisjen tonë katërfishuam buxhetin për trashëgim...
Lamine Yamal rrezikon bashkëlojtarët te Barcelona në vozitje...
Një pjesë e rrugës “Muharrem Fejza” deri nesër pa ujë, KRU P...
Krasniqi: Kryetarët e komunave të PDK-së, model i qeverisjes...