Google ADS

Kurti në Kuvendin e Shqipërisë: Të jemi më shpesh bashkë, jo vetëm në kremte

12:04 | 27 Nëntor 2022
A Z

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e përbashkët të dy kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë ka thënë se duhet të gëzohemi e përfshihemi sa më shumë, jo për të penguar, por për të kontribuuar për dy vendet tona.

Kurti në fjalën e tij ka thënë se hapësira publike është e përbashkët si një kala ku e vëmë nga një gur.

Shefi i ekzekutivit kosovar ka thënë se duhet të jemi më shpesh bashkë.

“Të ndajmë idetë e kritikat më njëri-tjetrin të punojmë së bashku”, ka thënë ndër të tjera Kurti.

Më tutje ai ka thënë se nesër festohet 110 vjetori, ndërsa sot festojmë daljen publike të UÇK-së në skenë.

“Në Kosovë i gëzohemi çdo suksesi të Shqipërisë. Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj përpara. Jam i sigurt se siç gëzohemi ne për Shqipërinë, njëjtë e vlen edhe Shqipëria për Kosovën”, ka theksuar Kurti.

Më tej, ai ka përmendur projektet e përbashkëta mes dy vendeve duke veçuar fizibilitetin për rrugën Durrës- Prishtinë.

“Vendet tona ballafaqohen sidomos me largimin e të rinjve nga dy vendeve tona.

Kjo ditë është edhe e juaja e më së shumti e juaja, mërgimtarët janë mbështetja më e madhe jo vetëm ekonomike për dy vendet tona. E di se atje s’po shkoni për qejf, po prej brengës. Shqipëria dhe Kosova do të bëhen”, ka përfunduar Kurti.

Të ngjashme