Rastet e vjedhjeve nëpër markete të ndryshme në Kosovë nuk janë të rralla.
Njëri nga pronarët e një marketi në Prishtinë tregon se kohën e fundit kanë qen cak i hajdutëve disa herë.
Ai thotë se kanë pas raste të vjedhjeve nga gjërat ushqimore e deri tek kabllot e telefonit.
“Në dy-tre muajt e fundit, kemi pas rritje të konsiderueshme të vjedhjeve. Kemi hasë në njerëz edhe të moshave më të shtyra, po mendojë se arsye është se nuk mund të mbijetojnë më me pagat e tyre dhe vendosin të i kryejnë ato pasi që çmimet janë rritur shumë. Ka prej tyre që ikin e nuk arrijmë të i ndalim. Ka pas raste të vjedhjeve si gjëra ushqimore e deri te kabllot e telefonit.”, tregon ai.
Policia: Ketë vit ka rënie të vjedhjeve në markete
Por, për dallim nga viti i kaluar nga Policia e Kosovës thonë se këtë vit ka pasur rënie në numrin e vjedhjeve në markete.
Sipas policisë këtë vit janë evidentuar 2 mijë e 94 vjedhje, ndërsa në vitin 2021, 2 mijë e 130 vjedhje.
“Nga Janari i këtij viti deri në qershor, janë evidentuar 2094 raste të vjedhjeve, ndërkohë në vitin e kaluar janë raportuar 2130 raste. Pra ka një rënie këtë vit”, thonë në një përgjigje për arbresh.info nga Policia e Kosovës.
Sociologët: Krizat ekonomike ndikojnë në stabilitetin kulturor
Sociologu Labinot Konushevci thotë se mirëqenia ekonomike ndikon në mirëqenien shoqërore, psikologjike dhe kulturore të qytetarëve.
“Krizat ekonomike ndikojnë në stabilitetin kulturor. Ato prodhojnë frustrime, reaksione, revolta, që manifestohen me dukuri negative. Një shoqëri së cilës i mungon perspektiva socio-ekonomike, energjinë do ta shfrytëzojë në rrugë të gabuara, veçmas kur humbet ekuilibri mendor dhe kulturor, edukimi efikas publik. Vendet me mirëqenie të lartë, me standard të lartë të jetesës, me kushte potenciale integruese janë më të menxhueshme se shoqëritë me kriza të thella ekonomike që vuajnë për mbijetesë dhe integrim”, thotë sociologu Konushevci.
Njëjtë mendon edhe sociologu Jeton Braishori, ai thotë se në momentin që e gjithë paga koncentrohet vetëm për gjëra ushqimore dhe nuk ka mundësi të planifikohet për gjëra tjera, domosdoshmërisht do të kemi krizë sociale.
“Çdo krizë socio-ekonomike prodhon krim. Mungesa e të ardhurave të pa mjaftueshme, borxhet dhe kreditë e ndryshme i shtynë njerëzit drejt krimit, grabitjeve por kjo nuk është zgjidhje sepse të fut në telashe edhe më të mëdha. Në shoqërinë tonë për një kohë të gjatë ka mbretëruar një qetësi relative sa i përket krimit dhe grabitjeve duke përjashtuar ndonjë rast individual që ndodhë në të gjithë botën. Pothuajse secila familje tek ne ka anëtarë të cilët jetojnë në shtetet perëndimore dhe dërgojnë para tek familjet e tyre. Kjo është edhe preventivë që tek ne të rritet krimi dhe grabitja, por që nuk është zgjidhje afatgjate sepse duhet të punohet që mirëqenia të rregullohet nga brenda”, shprehet Brajshori.
Sipas Braishorit, shteti duhet të rregullojë mirëqenien që ti parandaloj këto dukuri duke përfshi edhe migrimin.
“Tek ne të gjitha marketet janë private, ato normalisht që do të kenë siguri më të madhe dhe do ta ruajnë pronën e vet. Në vend të krimit dhe grabitjes qytetarët tanë, tani më të shtyrë nga faktori tërheqës kanë filluar me të madhe të migrojnë në vendet perëndimore duke kërkuar një jetë më të mirë, por që kjo është alarm për shtetin në mënyrë që të rregulloj mirëqenien sa më shpejt dhe duke bërë presion në sektorin privat ti përmbushin të gjitha kushtet për punëtorët e tyre” thotë sociologu Brajshori.
Kujtojmë se rritja e çmimeve të produkteve ushqimore dhe mos rritja e pagave është shqetësimi kryesor i familjeve në Kosovë, ku po përballen edhe me çmimet e larta të energjisë elektrike./arbresh.info/
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...