Google ADS

Tri vite nga tërmeti në Shqipëri

09:07 | 26 Nëntor 2022
K.B

Kjo e shtunë shënon 3-vjetorin e tërmetit tragjik të ndodhur më 26 nëntor 2019, ku si pasojë humbën jetën 51 persona dhe u plagosën mbi 1000 të tjerë.

Tërmeti shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe shembjen e qindra banesave duke lënë pa strehë shumë familje kryesisht në Thumanë dhe në disa zona të Durrësit.

Mëngjesi i 26 nëntorit ku vendi u trondit nga një tërmet me magnitudë 6.4 të shkallës rihter la një plage të pashërueshme për familjet dhe të afërmit e 51 viktimave të tij.

Qindra të plagosur la pas ajo dridhje e fuqishme e tokës, kryesisht ne Durrës, Kurbin, Tiranë e Lezhë.

Shembje pallatesh, shtëpish, shkolla e institucione të tjera. Thirrjet dëshpëruese të familjareve qe të afërmit i kishin nën rrënoja, sirenat e autoambulancave, policisë, zjarrfikësve, ushtrisë, ushtonin ngado.

11 bashki u prekën, duke përfshirë dy nga më të mëdhatë e të populluarat si Tirana dhe Durrësi. Pasojat u ndjenë, gjithashtu, në bashkitë e Shijakut, Krujës, Kamzës, Kavajës, Kurbinit, Lezhës, Rrogozhinës dhe Mirditës.

Në total 51 njerëz mbetën të vdekur nga tërmeti dhe mbi 3,000 vetë u plagosën. Në mesin e viktimave ishin edhe dy vëllezër nga Livoçi i Epërm i Gjilanit,

Shemsedin e Isa Abazi të cilët humbën jetën tragjikisht nën gërmadhat e njërit nga hoteleve që u shembën në orët e para të 26 nëntorit. Raportohet se tërmeti preku në mënyrë direkte dhe indirekte 202 mijë persona. /alsatm

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme