Nëntë persona, prej tyre gjashtë të mitur pas një mosmarrëveshje në një biliardo janë rrahur mes vete.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 23:16 në rrugën “Ilaz Kodra”, në Drenas.
Sipas raportit thuhet se si pasojë e përleshjes tre nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe u është ofruar tretman mjekësor.
Ndërkaq, po ashtu në raport bëhet e ditur se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit tre nga të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 24 orë.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje në një biliardo, janë përfshirë në rrahje nëntë të dyshuar meshkuj kosovarë, gjashtë të mitur. Si pasojë e përleshjes tre nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe u është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë. /arbresh.info/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend