Google ADS

Sulmohet me gërshërë një burrë në Prizren

08:56 | 26 Nëntor 2022
A. B.

Një burrë është sulmuar me gërshërë nga një tjetër në fshatin Korishë të Prizrenit.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh rastin e ka cilësuar si aksidental teksa viktima është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Fsh. Korishe, Prizren 24.11.2022-12:40. Viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në QKUK, pasi që i njëjti dyshohet se aksidentalisht është lënduar me gërshërë nga një mashkull kosovar. Palët janë intervistuar, me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme