08:30
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të vizitojnë shkollën fillore “Faik Konica”. (Sh.F. “Faik Konica”, Prishtinë).
09:15
Zv.kryeministrja dhe ministre e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, pret ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme e Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka. (Objekti i MPJD-së)
09:45
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) bën prezantimin e Udhërrëfyesit të financimit të bazuar në përformancë të Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
10:00
Rrjeti i OJQ-ve AVONET dhe banorët e lagjes “Gëzim Sahiti” në Ferizaj organizojnë performancën që ka të bëj me shprehjen e pakënaqësisë karshi neglizhencës së institucioneve shtetërore lidhur me kërkesat e banorëve të kësaj lagje. (Rruga “Gëzim Sahiti”, Ferizaj)10:00
Kuvendit Komunal i Rahovecit mban mbledhjen e njëmbëdhjetë. (Salla e Kuvendit Komunal)
11:00
Komuna e Malishevës organizon ligjeratë për trashegiminë kulturore me të rinjtë. (Salla e Kuvendit Komunal)12:00
Vihet gurthemeli e shtatores së heroit të Kuvendit të Kosovës në Prizren më 1945, deputetit dhe tribunit të kombit, Ramiz Cernica. (Para objektit të Komunës, Gjilan)
12:00
Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës shënon 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe ditëlindjen e heroit legjendar, Adem Jashari. (Lokalet e LSHK-së rr. “Jashar Salihu”, Prishtinë)
13:00
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mban konferencë për medie. (Selia e AAK-së)
14:00
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me reformën dhe agjendën legjislative në MPJD. (Ndërtesa e Kuvendit)
14:00
Komuna e Malishevës përuron librin “Dora e Shpresës” e autorës Lule Telaku. (Salla e Kuvendit Komunal, Malishevë)
18:00
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, bën hapjen e ceremonisë së fushatës globale“16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”. (Biblioteka Kombëtare)
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?