Sot unanimisht është votuar nga këshilltarët e Kuvendit Komunal të Prishtinës themelimi i Poliklinikës Stomatologjike si institucion sekondar i propozuar nga Drejtoria e Shëndetësisë.
Izet Sadiku, drejtor i Shëndetësisë përmes një postimi në Facebook ka thënë se në këtë mënyrë po trasohet rruga edhe për institucionet tjera shëndetësore të nivelit sekondar.
Ai ka shpjeguar se çka rregullon funksionalizimi i sistemit sekondar shëndetësor stomatologjik në kryeqytet.
“Rregullon sistemin shëndetësor stomatologjik duke përmbushur hapësirën ekzistuese në mes të sistemit aktual primar dhe terciar. Rregullon rolin e profileve shëndetësore dhe ofrimin e shërbimeve të avancuara, rregullon sistemin e referimit në ofrimin e shërbimeve të cilat po rriten vazhdimisht dhe rrit kualitetin dhe standardin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore stomatologjike”, ka thënë ai.
Sadiku ka shpalosur raportin e OBSh-së të vitit 2022, ku vlerësohet se sëmundjet orale atakojnë afërsisht 3.5 miliardë njerëz në mbarë botën.
“Këtu bëjnë pjesë edhe qytetarët tanë për të cilët tanimë do të ketë një kujdes të shtuar dhe më kualitativ”, ka thënë Sadiku./arbresh.info/
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës
Hyundai ka një shef të ri