Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se është e vështirë të flitet për një afat të fundit për marrëveshje përfundimtare, derisa nuk je pjesëmarrës, duke thënë se për këtë duhet të flasë Bashkimi Evropian.
Në Klan Kosovës, ai ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen në formë konstruktive në negociata në kuadër të procesit të dialogut.
“Kjo varet nga vetë palët, por një nga zotimet e rëndësishme që është bërë nga të dyja palët me marrëveshjen e djeshme është dhe citoj “të fokusohemi që të koncentrohemi plotësisht me urgjencë në propozimin për normalizim të marrëdhënieve” Dokumenti në vetvete parashtron disa takime specifike të udhëhequra nga BE-ja, qëllimi i të cilave është që të punohet drejt tyre dhe të prezantohen rezultate. BE-ja mund të flasë për këto afate, por kjo është në një rrugë të shpejtë, kjo është në një afat kohor që e tregon urgjencën e kësaj çështjeje”, ka thënë Hovenier.
Hovenier ka theksuar se palët në dialog duhet të tregojnë fleksibilitet dhe kreativitet për të ecur para me marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënierve
“Epo ka një numër gjërash që duhet të diskutohen në kontekstin e këtij propozimi për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve dhe ajo që Serbia dhe Kosova duhet të bëjnë është që të angazhohen në mënyrë konstruktive në këto negociata. Ndërmjetësuesit e BE-së do të ndihmojnë në definimin e agjendës në bashkëpunim me palët. Ne kërkojmë fleksibilitet, kreativitet dhe përpjekje për të avancuar shumë këtë marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve”, tha Hovenier.
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...