“BE-ja ka thënë vazhdimisht, se duhet respektuar marrëveshjet e arritura në dialog”. Kështu deklaroi ndër të tjera, Peter Stano, zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme në konferencën për media të mbajtur sot në Bruksel.
I pyetur nga gazetarët serbë, të cilët iu referuan një deklarate të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sipas të cilit, serbët do të rikthehen në institucionet e Kosovës, vetëm pasi të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, Stano deklaroi se marrëveshja e arritur të mërkurën në mbrëmje, nuk është fundi i procesit të dialogut, por fillimi i punës.
“Synimi është të arrihet sa më shpejt normalizimi i plotë i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, deklaroi Stano, duke shtuar se BE-ja ka pasur kërkesë bazë që serbët e Kosovës të kthehen në institucione.
“Gjithashtu, të respektohen gjitha marrëveshjet e arritura në dialog, duke përfshirë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.
Stano deklaroi se është me rëndësi të respektohen marrëveshjet e arritura në dialog, dhe ky është mesazh që BE-ja vazhdimisht u ka dërguar të dyja palëve.
“Sa i përket hapave të ardhshëm, pas marrëveshjes që është bërë mbrëmë, është me rëndësi të vazhdohet”.
Stano deklaroi se Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, ka thënë se do të ftojë dy liderët në Bruksel, të punojnë e të vazhdojnë punën për normalizim të marrëdhënieve.
“Sigurisht puna vazhdon. Nuk është fundi i procesit, marrëveshja e arritur është vetëm fillim i punës, me të cilën shpresojmë ta largojmë këtë gjendje të marrjes së vazhdueshme me krize e të kalojmë në një fazë tjetër, të merremi me çështje më të qëndrueshme”, u shpreh ai, raporton RTKlive.
Sipas tij, emisari special për dialogun, Miroslav Lajçak, po punon shumë, ditë e natë, për të përparuar drejt një marrëveshjeje.
“Përfaqësuesi i Lartë, do t’i ftojë dy liderët së shpejti në Bruksel për të vazhduar në marrëveshjen që është arritur dhe të diskutohet në pikëpamje më të madhe”.
“E ajo është drejt normalizimit të marrëdhënieve, bazuar në propozimin e lehtësuesit BE-së”, tha Peter Stano, zëdhënës i BE-së për Politikë të Jashtme.
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...