Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dha sot detaje nga kontrata për projektin e Portit të ri të Durrësit.
Në fjalën e tij në Kuvend ku po diskutohet marrëveshja për transforminin e portit, ai u shpreh se në këtë projekt garantohet imuniteti i pronës publike dhe se nuk ka asnjë kolateral të pronës shtet.
“Do të ngrejë pëshë vlerën e Durrësit, të hoteleve të Durrësit. Fryjini zjarrit sillni vajgur, do të kemi dimër të ashpër dhe po t’i vëmë zjarrit vendit do të ngrohemi. Për herë të parë në një kontratë publike të këtij shteti është garantuar imuniteti i pronës publike”, tha Rama.
“Kontrata parashikon se në rast mos-zbatimi të parashikimeve të saj, investitori shkon deri në marrjen e gjithçkaje që ai ka zhvilluar në atë moment me zero pagesë nga shteti. Nuk ka asnjë kolateral të pronës shtet. Sipas investitorit është hera e parë që nuk i lejohet. Për këtë kontratë ne jemi shumë krenarë”, u Rama ai.
Kreu i qeverisë nënvizoi më tek se ky projekt do të sjellë 8 mld euro në prodhimin e brendshëm bruto. /arbresh.info/
Stano këtë të shtunë përfundon mandatin, Lajçak është emisar...
Rama publikon pamje nga Aeroporti i Vlorës: Punimet po ecin ...
Xhaka: Sot festojmë lirinë dhe identitetin tonë, gëzuar 28 N...
Grenell uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë: Mirënjohës p...
Drita uron 28 Nëntorin me një video të veçantë
Osmani; Kjo ditë e shenjtë për kombin tonë, mori kuptim edhe...