Google ADS

Enver Peci propozohet për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese

13:36 | 24 Nëntor 2022
Emir Abduramani

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme ka propozuar Enver Pecin për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese.

Kjo pasi që Peci mori 66 vota, nga 87 deputetë që votuan gjithsej, nga të cilat tri fletëvotime ishin të pavlefshme.

Pas Enver Pecit, Dukagjin Abdyli mori 31 vota, Bardh Vokshi 35 vota,  Flamur Rasori 24 vota dhe Valon Hasani me vetëm dy sosh.

Pas Pecit, Presidentes Vjosa Osmani do t’i dërgohet edhe një emër i propozuar për gjyqtar.

Pasi që minimumi i zgjedhjes është 58 vota, deputetët sërish kanë filluar votimin për propozimin e dytë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme