Google ADS

Kurti i drejtohet opozitës: Unë nuk mundem pa juve, as nuk dua pa juve, keni kryeministrin më të rregullt ndonjëherë

12:31 | 24 Nëntor 2022
A Z

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka folur pozitivisht për marrëveshjen për targat të arritur dje mes Kosovës dhe Serbisë.

Në fjalën e tij, Kurti i është përgjigjur edhe kreut të PDK-së, Memli Krasniqi, i cili i ka thënë se duhet të jetë bashkëpunues me opozitën pasi që do t’i duhet bashkëpunimi edhe për marrëveshjen përfundimtare.

“Unë as nuk mundem pa juve, as nuk dua pa juve”, i është përgjigjur Kurti-Krasniqit.

Tutje, Kurti ka shkaktuar të qeshura në Kuvend pasi që ju ka thënë deputetëve se duhet ta pranojnë që është kryeministri më i rregullt në seanca të Kuvendit.

“Edhe ju duhet ta pranoni që e keni kryeministrin më të rregullt ndonjëherë. Unë jam prezent në seanca ndonjëherë më shpesh se disa deputetë”, ka deklaruar Kurti.

 

Të ngjashme