Këngëtarja e famshme shqiptare, Bebe Rexha së fundmi është intervistuar nga DailyMail në aeroport.
33 vjeçarja u shfaq e veshur me të zeza të markës Louis Vuitton.
Ky udhëtim nga ana e saj erdhi pasi do të mbajë një koncert për Ditën e Falënderimeve në Detroit.
Pyetja e cila iu bë asaj ishte për komunitetin LGBT+, si në Kampionatin Botëror apo sulmi që ndodhi në një klub nate homoseksualësh në Amerikë.
“Unë jam një ikonë e komunitetit LGBT+. Thjesht dua të them se është vërtet e tmerrshme ajo çfarë është duke ndodhur tani në komunitetin LGBT+ dhe unë dua t’ju them të qëndrojnë të fortë dhe nuk e di, ju dërgoj dashurinë time te të gjithëve.
Urrejtja, problemi është urrejtja. Fatkeqësisht mendoj se urrejtja po konfuzon dashurinë, mendoj se njerëzit janë shumë konfuzë dhe është vërtet dëshpëruese. Mendoj se ne thjesht duhet të jemi më empatikë dhe të pranojmë të tjerët ashtu siç janë”, tha Rexha./arbresh.info/
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...