Institucionet shtetërore kanë shkaktuar mbi 1 miliard euro dëm ekonomik në vitin 2022, për periudhën janar-shtator.
Kontrolli i Lartë i Shtetit e ndan shumën e humbur në dy zëra. Së pari, janë të ardhurat e munguara në buxhet për keqadministrim të institucionit, 635 milionë euro. Pjesa tjetër, është dëmi i drejtpërdrejtë ekonomik, 403 milionë euro, i cili duhet të kthehet mbrapsht.
Për të zbuluar këto shkelje, KLSH ka kontrolluar 147 institucione të qeverisjes qendrore, ministri, agjenci, njësi të qeverisjes vendore, qarqe dhe bashki.
Abuzimet më të mëdha janë zbuluar tek të ardhurat e munguara në fushën e tatim-taksave, të cilat përbëjnë rreth 95 të dëmit, dhe pjesa tjetër është dëm ekonomik në të ardhurat doganore, në shitjen e pronave shtetërore apo edhe në tenderë.
Në raportin mes fondeve të zbuluara për zhdëmtim dhe shpenzimeve faktike del se për çdo 1 lek të shpenzuar nga buxhetit, janë zbuluar nga auditimet e kryera 157 lekë dëme.
Për veprimet e paligjshme, KLSH ka bërë 1 kallëzim penal, në dosjen e të cilit padit 6 zyrtarë që kanë punuar në Kadastrën e Sarandës.
Një situatë e ngjashme e keqmenaxhimit të fondeve publike u vu re edhe në vitet paraardhëse, ku dëmi ekonomik ishte 600 dhe 700 milionë euro.
Koreja e Veriut: Do ta mbështesim Rusinë derisa të triumfojë...
Rama paralajmëron takimin me shqiptarët në Selanik: Do të ri...
Të dielën protestohet në Medvegjë me moton “Kthema adresën”
Zbardhet lista e Dardanëve të rinj për turneun kualifikues p...
142 aksidente trafiku në rajonin e Ferizajt gjatë muajit tet...
Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja marrin në menaxhim pronat e...