Shqipëri: 64 policë të përjashtuar në 2022

16:21 | 23 Nëntor 2022
E.H

64 efektivë policie në Shqipëri janë përjashtuar nga radhët e uniformave blu në vitin 2022, me firmë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.

14 prej tyre janë ndërmarrë vetëm në dy muajt e fundit, kur në krye të policisë u vendos, Muhamet Rrumbullaku.

Rastet më të fundit ishin ai i përjashtimit të 27-vjeçarit, Klisman Nikolli me detyrë oficer patrulle në Postën e Policisë Shëngjin, i cili u arrestua në Itali për vjedhje si dhe i 7 efektivëve të Policisë së Beratit.

Strukturat e rendit dhe sigurisë janë ato të cilat më së shumti janë prekur nga përjashtimet.

Në pjesën më të madhe shkak i kësaj vendimmarrje, janë bërë shkelja e rëndë e etikës policore si dhe mosveprim ndaj paligjshmërive.

I tillë ishte dhe rasti i efektivëve të nivelit të parë dhe nivelit të mesëm drejtues në Policinë e Beratit, mes të cilëve shefi i komisariatit, që nuk kishin përmbushur detyrat në zbulimin e serave me kanabis në fshatin Rërëz./Tv Klan/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme