Sot duke filluar nga ora 17:00, në kuadër të Kupës së Botës, do të luajnë Spanja dhe Kosta Rika.
E njëri nga yjet e Kombëtares së Spanjës, Pedri dëshiron që të luajnë në finalen e Botërorit kundër Argjentinës në Katar në mënyrë që të luajë kundër Leo Messit.
“Messi ishte lojtari më i mirë që kam parë dhe pasi luajta me të, mund të them vetëm se të qenit pranë tij ishte një privilegj. E falënderoj për mënyrën se si u soll me mua. Ai më trajtoi shumë mirë që në momentin e parë. Në fushë, ai të bën të lehtë për të luajtur”, ka thënë Pedri për ‘EFE’.
“Do të doja të luajë kundër Argjentinës në finale, pasi asnjëherë nuk kam luajtur kundër Messit më parë. Do të ishte një kujtim shumë i bukur.”
“Argjentina është një nga favoritët së bashku me Francën dhe Brazilin, skuadra që kanë shumë potencial. Do të shohim se çfarë do të ndodhë sepse në një Botëror nuk dihet kurrë”, përfundoi ai.
Kujtojmë se dje Argjentina ka pësuar humbje ndaj Arabisë Saudite me rezultat 1:2. /arbresh.info/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç