Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një mesazh falënderimi për të gjithë ekipet e emergjencave të angazhuara në zonat e prekura nga reshjet e shiut dhe përmbytjet.
Përmes disa fotografive, Rama tregon punën në shërbim të komunitetit për të përballuar situatën.
“Mirëmëngjes dhe me krenari e mirënjohje për të gjithë trupat e Ushtrisë, Emergjencave Civile, Policisë, punonjësit e OSHEE-së, Shëndetësisë, Bujqësisë, Bashkive, në zonat e prekura nga reshjet e larta, të cilët po tregojnë ditë e natë se sa përpara ka bërë shteti shqiptar në gatishmërinë për t’i shërbyer popullit, ju uroj të gjithëve ju një ditë të mbarë”, shkruan Rama në facebook.
Kujtojmë që reshjet e fundit të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit, ku më problematike situata i paraqit në qarkun e Shkodrës dhe të Lezhës. /arbresh.info/
Zbardhet lista e Dardanëve të rinj për turneun kualifikues p...
142 aksidente trafiku në rajonin e Ferizajt gjatë muajit tet...
Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja marrin në menaxhim pronat e...
Arrestimet e fundit nga policia, Sveçla: Bilanc i një pune t...
MPJ e Serbisë: Projektligjet për serbët në Kosovë s’i shkeli...
Stresi ndalohet për 48 orë