Tërmeti në Indonezi, arrin në 252 numri i viktimave teksa vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit

12:51 | 22 Nëntor 2022
A. B.

Ekipet e shpëtimit në Indonezi thanë se kërkimet do të vazhdojnë gjatë gjithë natës për të mbijetuarit e tërmetit shkatërrues të së hënës, i cili dihet se ka vrarë më shumë se 250 njerëz dhe plagosur qindra të tjerë.

Tërmeti, i ndjekur nga disa pasgoditje, tronditi ishullin kryesor të vendit, Java, duke dëmtuar ndërtesat dhe duke i shtyrë njerëzit të përpiqeshin për siguri.

Një zëdhënës i qeverisë lokale në Java perëndimore tha të martën se numri i të vdekurve ishte rritur në 252 të vdekur.

Janë 31 persona të zhdukur dhe 300 të plagosur.

Agjencia e Indonezisë për Zbutjen e Fatkeqësive (BNPB) tha se më shumë se 2,200 shtëpi ishin dëmtuar dhe më shumë se 5,300 njerëz ishin evakuuar.

lexo edhe:

Indonezi, rritet në 162 numri i të vdekurve nga tërmeti

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme