Google ADS

Efiçienca e energjisë ul koston, mbron mjedisin dhe krijon vende të reja të punës

13:39 | 16 Dhjetor 2015
M. A.

Efiçienca e energjisë, përveçse ul faturat e energjisë dhe mbron mjedisin, sjell edhe përfitime për krijimin e vendeve të reja të punës. Mendohet që me një zbatim efektiv të këtyre masave, në pesë vitet e ardhshme të krijohen 11 mijë e 851 vende pune.

Kështu u bë e ditur gjatë prezantimit të Fondit për Efiçiencë të Energjisë nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, ku u tha se Kosova ka realizuar planin e parë të efiçiencës dhe tashmë ka arritur kursimin e energjisë në nivelin 3 për qind.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci tha se energjia dhe përdorimi i saj janë në mendjen e konsumatorëve, të politikbërësve dhe të ofruesve të shërbimeve. Nxitësit e kësaj vëmendjeje të shtuar janë sigurisht brengat për sigurinë e furnizimit, për mjedisin, po edhe për kostot e energjisë që janë gjithnjë në rritje, tha Stavileci.

Ministri bëri me dije se pas shpalljes së kompanisë “ContourGlobal” si kompani ofertuese për ndërtimin e TC “Kosova e Re” sot kanë pranuar fletëgarancinë nga kompania në fjalë, që sipas tij është një lajm i mirë për këtë sektor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme