Google ADS

Kushi: Në 20 shkolla është pezulluar procesi i mësimit

13:22 | 21 Nëntor 2022
L G

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimin Publik e ka nisur fjalën e saj me situatën e përmbytjeve dhe ecurinë e procesit mësimor për ditën e sotme.

Ajo theksoi se zonat më problematike kanë rezultuar ato të Shkodrës, Vaut të Dejës dhe Malësisë së Madhe, ku një numër shkollash, kryesisht shkolla vartëse me numër të vogël nxënësish, kanë paraqitur situata të vështira për shkak të rrugëve.

Kushi u shpreh se nga vëzhgimi i terrenit kanë qenë në total 20 shkolla që kanë pasur proces të pezulluar të mësimit, ndërkohë që vijon monitorimi i terrenit për të marrë vendim në lidhje me ditën e nesërme.

Ministrja shtoi se deri më tani në qytetet kryesore të vendit situata është e mirë, madje edhe në këto shkolla ku mësimi është pezulluar, në shumicën e rasteve ka qenë problemi i rrugës për të shkuar nxënësit drejt shkollave. /A2

 

Të ngjashme