Shiu izolon dhjetëra familje në Shkodër e Durrës

10:34 | 21 Nëntor 2022
Emir Abduramani

Për shkak të situatës së rënduar nga reshjet, 30 familje javë evakuuar në qarkun e Shkodrës, gjithsej 130 persona.

Sakaq, janë gjithsej 482 banesa me prezencë uji në oborre dhe në brendësi të banesave.

Në njësinë administrative Guri i Zi janë evakuuar 13 familje (48 persona), në njësinë administrative Bërdicë 12 familje (50 persona), në lagjen nr.4, 3 familje (7 persona) dhe në lagjen nr 1, 2 familje (7 persona).

Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.00,shënon kuotën 7.50 m.(Kuota max 8.70 m), ndërsa Hidrometri i lumit Drin në orën 08.00,shënon kuotën 7.40m. (Kuota max 7.50 m).

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 1855Ha

Nj.A. Ana e Malit

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1000 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

Rruga e Obotit – Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 65 cm.

Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksioni

Nj.A Dajç

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 120 Ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.

Rruga që lidh fshatrat Pentar- Ças ka presence uji ( nuk kalohet me mjete te ulëta)

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 165 Ha.kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.

Nj. A. Guri i Zi

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 500 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme.

Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje edhe në Durrës.

Abc mëson se 10 familje në zonën e ish-kënetës janë të izoluara nga uji. Ndërkohë parashikohet që nga momenti në moment të dalë nga shtrati lumi Erzen./Abcnews.al.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme