Një çift shqiptar është gjetur i pajetë brenda banesës së tyre në via Leopardi në Itali.
Ngjarja tragjike ka ndodhur mbrëmjen e se dielës. Ndërsa dyshohet të jenë vrarë nga ish-bashkëshorti i viktimës, me origjinë shqiptare gjithashtu, raportojnë mediet italiane.
Zbulimi i trupave është bërë nga karabinierët, të lajmëruar nga vajza e gruas, e cila nuk kishte mundur të kontaktonte me nënën e saj që pasdite.
Fillimisht u mendua për një rast vrasje-vetëvrasjeje, por nga hetimet u zbulua se dikush i kishte vrarë.
Pas zbulimit të dy trupave, karabinierët, pasi kanë mbledhur dëshmitë e para të vajzës së gruas, kanë shkuar për të kërkuar ish-bashkëshortin në shtëpinë e tij në Mira, i cili mund të jetë i përfshirë në ngjarje. Një thikë dhe një pistoletë u gjetën brenda shtëpisë në via Leopardi./abcnews.al
Haradinaj bën homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit: Is...
Avokatja e Millosh Pleskoviqit: Nuk kemi asnjë provë që ai k...
Qeveria ndan mjete buxhetore për komunat e Vitisë dhe Kameni...
Zbulohet pllaka përkujtimore për heroin Afrim Zhitia
Një person humb jetën si pasoj e një vetëaksidenti në rrugën...
Kurti jep detaje për ditën e parë të qëndrimit në Zvicër