Ministria e Arsimit në Shqipëri bën të ditur se si pasojë e motit të keq është marrë vendimi të pezullohet mësimi në 16 shkolla në veri të vendit.
“Pavarësisht se deri tani, në pjesën më të madhe të shkollave situata është nën kontroll, nga verifikimet në terren problematika të rënduara paraqiten në zonën e veriut”, thuhet në njoftimin ministrisë.
Procesi mësimor do të pezullohet në këto shkolla:
1- Shkolla “Martin Camaj”, Shkodër qytet,
2- Shkolla “Agim Tafili”, Harku i Bërdicës,
3- Shkolla “Prekal”, fshati Postribë,
4- Shkolla “Ruzhdi Daca”, Rrethinat,
5- Shkolla “Mehmet Shpëndi”, fshati Shalë,
6- Shkolla “Theth”, fshati Shalë,
7- Shkolla “Gimaj”, fshati Shalë,
8- Shkolla “Palaj”, fshati Shosh,
9- Shkolla “Ndreaj”, fshati Shosh,
10- Shkolla “Nicaj”, fshati Shosh
11- Shkolla “Pog”, fshati Pult,
12- Shkolla “Plan”, fshati Pult,
13- Shkolla “Maja e Thanës”, fshati Pult,
14- Shkolla “Kasnec”, fshati Pult,
15- Shkolla “Kir”, fshati Pult,
16- Shkolla “Xhan”, fshati Pult./A2CNN/
Qeveria ndan mjete buxhetore për komunat e Vitisë dhe Kameni...
Zbulohet pllaka përkujtimore për heroin Afrim Zhitia
Një person humb jetën si pasoj e një vetëaksidenti në rrugën...
Kurti jep detaje për ditën e parë të qëndrimit në Zvicër
Serbi i akuzuar për krime lufte në Prizren deklarohet i pafa...
Gjykata ruse e dënon me gati 5 vjet burgim ish-punëtorin e k...