Kompania Rajonale e Ujësjellësit ka bërë të ditur se banorët e Fushë Kosovë nga ora 10:00 do të mbesin pa ujë.
Sipas tyre, kjo do të zgjasë deri në përmirësimin e situatës me turbullirë.
“Ju njoftojmë se për shkak të turbullirës së ujit në kanalin e Ibrit (NTU është mbi 90) si shkak i reshjeve të dendura atmosferike, e bën të pamundur trajtimin e ujit në Shkabaj, sepse uji është jashtë çdo standardi me të cilin mund të trajtohet në Impiant”.
“Si pasojë e mos kryerjes së punëve nga NH Ibër Lepenc në kanal, zotim për të cilin kishin marrë edhe me tarifë më tē lartë nga ARRU, po të njejtit nuk kanë mbajtur konfirmimet kontraktuale. Si pasojē e kësaj, Fushë Kosova mbetet pa furnizim me ujë duke filluar nga ora 10:00 dhe do zgjasë deri në përmirësimin e situatës me turbullirë e në të njejtën kohë çrregullime të furnizimit me ujë do të ketë edhe komuna e Drenasit”, thuhet në njoftimin e tyre.
Tensione mes Xuxit dhe Drilonit – si ndodhi e gjitha?
Kolona në pikat kufitare, pritje të gjata në Merdarë dhe te ...
Moti në Shqipëri, i qëndrueshëm
Rasti i Hotel Grandit/ Pacolli i reagon Haxhiut: Askush në k...
Zebërvoki eliminohet nga Big Brother VIP Albania 4
Liverpooli i ofron Alexander-Arnold një kontratë ‘astronomik...