Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës për datën 19, 20, 21, 22 nëntor 2022 në drejtim të jugut dhe juglindjes në gjirin e Vlorës parashikohet që lartësia e dallgëve të shkojë nga 1.80 deri 3.50 metra.
Në këto kushte autoritetet kanë ndaluar dhënien e lejes për lundrimin e të gjitha mjeteve të vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.
“Mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda gjirit të Vlorës të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre. Njoftohen të gjithë drejtuesit anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe të merren masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 19, 20, 21, 22 nëntor 2022. Anijet e transportit ndërkombëtar detar vazhdojnë të operojnë normalisht”, thuhet në njoftim.
Haradinaj bën homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit: Is...
Avokatja e Millosh Pleskoviqit: Nuk kemi asnjë provë që ai k...
Qeveria ndan mjete buxhetore për komunat e Vitisë dhe Kameni...
Zbulohet pllaka përkujtimore për heroin Afrim Zhitia
Një person humb jetën si pasoj e një vetëaksidenti në rrugën...
Kurti jep detaje për ditën e parë të qëndrimit në Zvicër