Kosova ka barazuar ndaj Ishujve Faroe me rezultat 1-1 në kuadër të ndeshjen miqësore të zhvilluar në “Fadil Vokrri”.
Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0, ndërsa Kosova është paraqitet edhe në këtë ndeshje me lojtarë kryesisht të rinj sikurse ndaj Armenisë.
Dardanët kanë qenë më të rrezikshëm në 45 minutat e para, por rezultati mbeti i pandryshuar.
Vlen të theksohet se terreni i rënduar në “Fadil Vokrri” pas reshjeve të fundit, nuk i ka lënë skuadrat të tregojnë lojën e tyre më të mirë.
Kosova ka arritur që të shënojë në fillimin e fraksionit të dytë ndaj Ishujve Faroe, shkruan telegrafi.
Dominimi i Kosovës solli frytet e veta, kur në minutën e 64-të mesfushori Uran Bislimi, pranoi një top në afërsi të zonës dhe me një goditje të fuqishme shënoi për 1-0.
Një gol që rrallë shihet në ndeshjet e futbollit, pasi që topi shkoi direkt në trekëndëshin e portës.
Por në minutën e 77-të, Ishujt Faroe kanë barazuar rezultatin Stefan Radosavljevic shënoi për 1-1.
Kosova deri në fund provoi të fitonte ndeshjen, por nuk ia arriti.
Alain Giresse provoi lojtarë të rinj në këtë dy ndeshjet miqësore të muajit nëntor, që janë potencial për një vend në ekipin A të Kosovës, ndërsa mori dy barazime.
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...