Nagavci: Hapet aplikimi për përfitimin e bursave për 100 student të komuniteteve

16:53 | 19 Nëntor 2022
E.H

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se është hapur thirrja për përfitimin e bursave për 100 studentë nga radhët e komuniteteve Ashkali, Egjiptian dhe Rom.

Nagavci, përmes një postimi në Facebook bëri të ditur se kjo thirrje për aplikim është bërë fillimisht për Fakultetin e Edukimit, por për shkak të numrit të ulët të aplikuesve, tani thirrja është për të gjitha drejtimet në të gjitha universitetet publike.

“Kemi hapur thirrjen për përfitimin e bursave për 100 studentë nga radhët e komuniteteve Ashkali, Egjiptian dhe Rom, fillimisht kjo thirrje është destinuar për Fakultetin e Edukimit, mirëpo për arsyje të numrit të ulët të aplikuesve, tashmë thirrja është për të gjitha drejtimet në të gjitha universitetet publike”, ka shkruar Nagavci.

Qëllimi i Qeverisë sipas ministres, është që përmes bursave dhe mekanizmave të tjerë të fuqizojë gjeneratat e reja të edukatorëve dhe mësimdhënësve nga radhët e komuniteteve.

Tutje në njoftim thuhet se konkursi do të jetë i hapur nga data 18.11.2022 deri me 02.12.2022 në ora 16:00.

1 mijë euro do të jetë shuma maksimale e bursës ndërsa aplikimi bëhet përmes platformës E-Kosova./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme