Imam Labinot Maliqi, ka pritur sot në takim ushtarët amerikanë të KFOR-it, Major Paul Girdley me bashkëpunëtorë, nga Kampi Ushtarak Bondsteel.
Mirëpritja e këtyre ushtarëve në xhami për imamin Maliqi përveç se ishte nderë, ishte edhe privilegj i veçantë.
“Përveç se nderë, ishte edhe privilegj i veçantë të mirëpresim sot miqtë tanë nga KFOR-i Amerikan, Kapelanin Major Paul Girdley me bashkëpunëtorë, nga Kampi Ushtarak Bondsteel. Major Girdley, mbajti një ligjëratë frymëzuese dhe shumë të dobishme për të gjithë ne, e cila u vlerësua lartë edhe nga besimtarët”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.
Mes tjerash, Maliqi ka thënë se shtëpia mbahet me miq dhe se Republika e Kosovës nuk ka mik, partner e aleat më të mirë e më të sinqertë sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “ndaj të cilëve jemi përherë falënderues për kontributin e tyre të vazhdueshëm”.
Ai gjithashtu ka bërë të ditur se pjesë e vizitës ishte edhe ish-basketbollisti dhe Drejtori i Sportit në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova.
“Ai më nderoi duke më bërë dhuratë fanellën e Prishtinës, ekipit tonë të zemrës, aty ku kam ushtruar për disa vite. E falënderoj shumë, dhe e përgëzoj për punën e madhe që është duke bërë për sportin dhe rinin e kryeqytetit”, përfundoi imami Maliqi./arbresh.info/
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi