Google ADS

Vodhi para në bankë nën kërcënimin e armës, arrestohet 63-vjeçari në Mitrovicë

22:46 | 18 Nëntor 2022
E.H

Një person është arrestuar sot në Mitrovicë pasi që dyshohet se nën kërcënimin e armës ka grabitur të premten një institucion mikrofinanciar.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari është 63-vjeçari me inicialet D.D.

Në këtë rast dyshohet se të përfshirë kanë qenë edhe persona të tjerë.

“I dyshuari D.D 63 vjeçar, është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit dhe dyshohet se në këtë rast kanë qenë të përfshirë edhe persona të tjerë”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje, bëhet e ditur se është njoftuar prokuroi i shtetit, ndërsa me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është kryer një kontroll në një lokacion.

“Hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të këtij rasti”, vijon komunikata./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme