Në vizitën e tij zyrtare në Estoni, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Kryetari i Parlamentit Republikës së Estonisë, Jüri Ratas.
Në këtë takim u vlerësuan marrëdhëniet dypalëshe të shkëlqyeshme, u diskutua për çështje të rëndësishme për sigurinë e përbashkët, si dhe për fushat e bashkëpunimit që forcojnë bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.
Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për mbështetjen e Estonisë në rrugën e integrimeve euroatlantike të vendit tonë, si dhe për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët tanë.
Ai theksoi reformat e ndërmarra gjatë qeverisjes së deritanishme, progresin e arritur në ekonomi dhe përmirësimet në indikatorët demokratik në vend.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në këtë takim u bisedua për rëndësinë e solidaritetit me shtetin edhe popullin ukrainas, si dhe u theksuan pasojat nga agresioni ushtarak i Federatës Ruse ndaj Ukrainës.
Po ashtu, u fol edhe për ndikimin destabilizues të Rusisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe rrezikun që paraqet për sigurinë kolektive të Evropës dhe vlerat e lirisë dhe demokracisë.
Në Parlamentin e Republikës së Estonisë, Riigikogu, Kryeministri Kurti po ashtu u prit në takim nga Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit, Andres Sutt.
Pjesë e delegacionit të Republikës së Kosovës, që po shoqërojnë Kryeministrin Kurti në këtë vizitë zyrtare, janë edhe Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Rexhepi, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ambasadorja jo rezidente e Kosovës në Estoni, Shkëndije Geci-Sherifi dhe këshilltari i kryeministrit, Lulëzon Jagxhiu./arbresh.info/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?