Një delegacion nga Departamenti i Mbrojtjes për Bashkëpunim Ndërkombëtar i ShBA-ve vizitoi Policinë e Kosovës

18:18 | 18 Nëntor 2022
E.H

Sot, Policinë e Kosovës e vizitoi një delegacion nga Departamenti i Mbrojtjes për Bashkëpunim Ndërkombëtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët ishin të shoqëruar nga përfaqësues të ICITAP-it dhe Ambasadës Amerikane.

Vizita e delegacionit nga SHBA-ja e kryesuar nga Sofia Elgarresta, filloi me një takim mikpritës nga u.d. drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Fehmi Hoti me bashkëpunëtorë, i cili u realizua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë, thuhet në njoftim.

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth bashkëpunimit dhe partneritetit reciprok në mes të Policisë së Kosovës dhe aleatëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Delegacioni nga SHBA-ja realizoi edhe disa vizita në disa njësi brenda PK-së, përfshirë Drejtorinë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme