Pas ultimatumit të Elon Musk për orare të gjata pune, punonjësit e Twitter nisin të largohen nga kompania

15:55 | 18 Nëntor 2022
A. B.

Qindra punonjës të Twitter vlerësohet se kanë vendosur të largohen nga kompania, pas një ‘ultimatumit’ të së enjtes nga pronari i ri Elon Musk që stafi të regjistrohet për “orë të gjata me intensitet të lartë” ose të largohen.

Largimet nxjerrin në pah hezitimin e disa prej rreth 3000 punonjësve të Twitter për të qëndruar në një kompani ku Musk më parë largori nga puna gjysmën e fuqisë punëtore, duke përfshirë menaxhmentin e lartë, dhe po ndryshon pamëshirshëm kulturën për të rritur edhe oraret e gjata të punës dhe nën një ritëm intensiv pune, shkruan Reuters.

Musk shkroi në Twitter të enjten dhe tha se nuk ishte i shqetësuar për dorëheqjet pasi “njerëzit më të mirë po qëndrojnë” në kompani.

Pronari miliarder, gjithashtu takoi disa punonjës kryesorë të enjten për t’i bindur të qëndrojnë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme