Me shami në kokë, Genta Ismaili pozon mbi “Ferrari”

14:22 | 18 Nëntor 2022
A. B.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, ka kohë që nuk ka sjell për publikun ndonjë projekt të ri muzikor.

Së fundmi, artistja ka publikuar për ndjekësit e saj të shumtë disa fotografi në rrjetin social Instagram, ku është dukur mjaft tërheqëse, shkruan arbresh.info

Genta pozoi pranë një veture luksoze, teksa kishte veshur një këmishë me katrore dhe kishte vendosur një shami në kokë.


“E shpejt si Ferrari”, shkroi ajo.

Sa i përket jetës private, Genta tashmë prej vitesh ka jetuar mes Kosovës dhe Turqisë pasi prej kohësh po shijon një lidhje dashurie me biznesmenin turk, Huseyin Usta.

Çifti u bën prindër për herë të parë në janar të këtij viti pasi këngëtarja solli në jetë binjakët, një vajzë dhe një djalë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme