Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në një konferencë për medie foli për ndriçimin dekorativ për festat e fundvitit.Ajo tha se nuk ka ndonjë vendim të kohëve të fundit për mosndriçim të shesheve.
Rizvanolli sqaroi se po planifikojnë që të ndërmarrin masa për kufizimin e kohëzgjatjes dhe masës së ndriçimeve dekorative.
“Nuk ka ndonjë vendim të kohëve të fundit për mosndriçim të shesheve, ose për mosndriçim gjatë festave të fundvitit, në masat obligative të kursimit që i kemi votur në Qeveri para rreth një muaji, është i ndaluar ndriçimi dekorativ”, u shpreh ajo.
“Sa i përket ndriçimit dekorativ për festat e fundvitit specifikisht ne planifikojmë që të ndërmarrim masa, duke kufizuar kohëzgjatjen, por edhe masën në të cilën shfrytëzohen. Konsideroj që është tejet e rëndësishme që komunat, por edhe qytetarët të kenë vëmendje dhe të mundohen sa më shumë që është e mundur që edhe edhe kohëzgjatja, mënyra dhe pajisjet të jenë të tilla që shpenzojnë më pak dhe që ta kenë parasysh ndikimin në konsum të energjisë dhe koston që kjo e bartë me vete”.
Kujtojmë se Komuna e Prishtinës ka ndarë buxhet deri në 70,000 euro për dekorim të kryeqytetit për këtë vit. /arbresh.info/
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda