Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në një konferencë për media, tha se subvencione për energji në fazën e parë kanë përfituar 2 mijë e 228 qytetarë në vlerë prej 1 milion e 435 mijë euro.
Rizvanolli ka bërë të ditur se afati i aplikimit në thirrjen publike për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët Faza 1 është mbyllur me 12 tetor të këtij viti, ndërsa është hapur aplikimi për Fazën 2.
Ajo ka treguar edhe sa persona kanë aplikuar për secilën pajisje.
“Afati i aplikimit në thirrjen publike për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët Faza 1 është mbyllur me 12 tetor 2022 pasi numri i aplikimeve ka shteruar shumën e paraparë për këtë thirrje prej 6 milionë euro. Ndërsa tani e kemi hapur fazën e dytë”.
“Në fazën e parë kanë aplikuar gjithsej 5 mijë e 992 qytetarë dhe se vlera e rismbursuar deri më tani është mbi 800 mijë euro. Pompë termike, 1 313, inventar 2 656, Kaldaja me biomasë 816, stufa me biomasë 1 207”.
“Me më rendësi është që në ditën e parë kemi pranuar qindra pyetje nga qytetarët dhe të gjitha këto jemi munduar t’i adresojmë”, tha ajo.
“Përfituesit e ndihmës sociale do ta kenë subvencionimin e stufës deri në 60 për qind, gjithashtu jemi në komunikim me komunat në mënyrë që qendrat për Punë Sociale për t’i dal në ndihmë qytetarëve për të aplikuar në aplikimin në E-Kosova”, tha tutje Rizvanolli.
Ajo ka bërë të ditur se afati për aplikim në fazë e parë është i hapur nga sot, 18 nëntor 2022 deri më 25 nëntor 2022, ndërsa afati i fundit për fazën e dytë është 9 dhjetor 2022. /arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...