Ministria e Mbrojtjes njofton qytetarët: Do të ketë lëvizje të FSK-së me konvoje ushtarake

12:59 | 18 Nëntor 2022
A. B.

Ministria e Mbrojtjes njofton se në 10 ditët e ardhshme do të ketë lëvizje të FSK-së në konvoje ushtarake nga të gjitha kazermatnë drejtim të zonës së stërvitjes në Gjakova.

Sipas njoftimit, lëvizja e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës do të bëhet me qëllim të testimit të aftësive dhe kapaciteteve të njësiteve të FSK-së.

Deklarata e plotë dhe pa ndërhyrje e ministrisë:

Njoftojmë të gjithë qytetarët e vendit se gjatë periudhës kohore 18-29 Nëntor 2022, do të ketë lëvizje të trupave dhe makinerisë së FSK-së në konvoje ushtarake nga të gjitha kazermat e saj, në drejtim të Zonës së Stërvitjes në Babaj Bokës të Komunës së Gjakovës.

Lëvizja e trupave të FSK-së do jetë në funksion të realizimit të Stërvitjes Fushore “Ujku i Nëntorit” sipas planit vjetor stërvitor, me qëllim të testimit në proces të validimit të aftësive dhe kapaciteteve të njësive të FSK-së, në detyrat e tyre në bazë të misionit.

Prishtinë më 18.11.2022

Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Mediat

Ministria e Mbrojtjes /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme