Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në Estoni është takuar me homologen e tij, Kaja Kallas.
Nga gazetarët, Kurti është pyetur për Gjykatën Speciale dhe rolin e saj, si dhe në atë nëse duhet të ketë një institucion të tillë sipas tij për krimet e Rusisë në Ukrainë.
E Kurti ka kujtuar shifrat e viktimave të luftërave të tmerrshme që Serbia ka shkaktuar në ish-Jugosllavi, dhe faktin që një numër shumë i vogël i serbëve janë dënuar për to.
“Në ish-Jugosllavi janë të vrarë mbi 150 mijë, kroatë, shqiptarë, boshnjakë, në Serbi as 150 njerëz s’kanë shkuar prapa grilave. BE-ja, vendet demokratike nuk mund të mbështeten në gjykatat e një vendi të vetëm. Ish-Jugosllavia kishte një Tribunal të veçantë që ka sjellë disa rezultate, por mbetet shumë punë për të bërë”, ka thënë Kurti.
“Vetëm në Kosovë janë vrarë 10 mijë civilë, 10 përqind e tyre fëmijë. Ne nuk ndjejmë që drejtësia është përmbushur. Ne do të forcojmë institucionet tona në Kosovë për dënimin në absencë. Paqja pa drejtësi nuk mund të arrihet. Duhet të ketë Tribunal ndërkombëtar për viktimat e agresionit rus dhe invazionit që filloi muaj më parë”, ka thënë në fund Kurti. /arbresh.info/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç