Ish-nënpresidenti amerikan, Mike Pence, tha se nuk do të dëshmonte para komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve që po heton sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit sepse Kongresi “nuk ka të drejtë të kërkojë dëshminë time”.
Në një intervistë me televizionoin CBS, zoti Pence tha se do të ishte një “precedent shumë i keq për Kongresin që të thërriste një nënpresident të Shteteve të Bashkuara për të dëshmuar rreth bisedimeve të zhvilluara në Shtëpinë e Bardhë.”
Në seancat e profilit të lartë, komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve e ka vënë theksin tek refuzimi i zotit Pence për të mbështetur përpjekjet e ish-presidentit Donald Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve ku ai humbi ndaj demokratit Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
Zotit Pence iu desh të fshihej për orë të tëra kur mbështetësit e zotit Trump sulmuan Kapitolin më 6 janar në një përpjekje të pasuksesshme për të parandaluar Kongresin që të certifikonte fitoren e zotit Biden.
Megjithatë zoti Pence, tha se nuk do të bashkëpunonte vullnetarisht me komisionin e Kongresit, duke thënë se do ta refuzonte një gjë të tillë. /voa
Rama uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë
Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia
Reagimin e tifozëve në “Old Trafford” kur Ruben Amorim del n...
Dyshime për sulm me bombë në Gjermani, arrestohet i dyshuari
Dhjetori magjik nuk do të jetë dhe aq i ëmbël për disa shenj...
29 Nëntor, përkujtohet sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipëri...