Një transeksual është gjetur i vdekur sot në Romë në një apartament në via Durazzo, në lagjen Prati.
Sipas asaj që raportojnë mediet italiane transgjinori është vrarë me thikë.
Policia po heton rastin.
Gjithashtu në Prati ditën e sotme dy gra me kombësi kineze u gjetën të vdekura në via Augusto Riboty në Romë, në të njëjtën lagje.
Portieri i pallatit ngriti alarmin pasi gjeti në tokë një grua me rroba të lyera me gjak.
Tjetra ndodhej brenda banesës.
Policia ka ndërhyrë në vend dhe ka hyrë në shtëpi duke identifikuar viktimën e dytë.
Hetimet janë ende në vazhdim. Hetuesit po punojnë për të kuptuar nëse tre viktimat janë vrarë nga i njëjti person.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...