Google ADS

Në fund të nëntorit nis pajisja me letërnjoftime dhe patentë shoferë, me pasaportë pas dy muajve

11:37 | 17 Nëntor 2022
K.B

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se në fund të muajit nëntor, ministria që ai drejton do të furnizohet me patentë shoferë dhe letërnjoftime.

Sveçla para deputetëve në Kuvendin e Kosovës, gjithashtu bëri të ditur se pas dy muajsh Kosova do të furnizohet edhe me pasaporta, e që janë gjithsejt 73 mijë copë.

“MPB është në pritje për furnizimin me dokumente personale, ku në fund të muajit do të furnizohemi me patentë shoferë dhe letërnjoftime, dhe pas dy muajve edhe me pasaporta, gjithsej 73 mijë copë”, tha Sveçla.

Ministri theksoi se vonesa e tyre është si shkak i mungesës së lëndës së parë dhe se furnitori ka kërkuar afat shtesë të liferimit.

Sçvela përmendi edhe situatën e krijuar nga lufta Rusi-Ukrainë si ndikim në këtë procesÇ dhe se siç tha ai “çrregullimi i zingjirit të furnizimit me lëndë ka implikuar ekonomitë botërore duke shkaktuar shqetësim masiv global tek të gjitha kompanitë ndërkombëtare te cilat po dështojnë në përmbushjen e kërkesave për një gamë të gjë mallrash”.

“Situata e krijuar nga lufta Rusi Ukrainë dhe sanksionet që pasuan pastaj, kanë ekspozu dobësi ndaj sigurisë së ekspozimit me lëndë të parë kritike për prodhimin industrial duke afektuar rëndë tregjet globale. Çrregullimi i zingjirit të furnizimit me lëndë ka implikuar ekonomitë botërore duke shkaktuar shqetësim masiv global tek të gjitha kompanitë ndërkombëtare te cilat po dështojnë në përmbushjen e kërkesave për një gamë të gjë mallrash. Kjo situatë e krijuar si force madhore, ka atakuar edhe prodhuesit për materiale personale. Në mesin e gushtit të këtij viti, MPB ka lëshuar urdhër blerje edhe për sasinë shtesë të 30% mbi totalin e kontraktuar. Mirëpo përshkak të mungesës së lëndës së parë për material të dokumenteve, furnitori ka kërkuar afat shtesë të liferimit”, tha Sveçla. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme