Sot në Kuvendin e Kosovës janë regjistruar 10 deputetë të rinj, ku nga ta janë nga Lista Serbe, të cilët zëvendësojnë deputetët që dhanë dorëheqje javë më parë.
Në lidhje me këtë, ka reaguar kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq.
Trajkoviq, përmes një postimi në Twitter, ka deklaruar se deputetët e Listës Serbe, kanë marrë mandatat e tyre, në mënyrë që të pengohet hyrja e saj në Kuvendin e Kosovës.
Po ashtu, ajo ka thënë se përmes marrjes së mandatave nga Lista Serbe, nuk po lejohet që komuniteti serb në Kosovë të marrë përfaqësues të vërtetë politikë.
Më tej, në lidhje me këtë kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, ka kërkuar nga presidenti serb, Aleksander Vuçiq, të dijë se pse u bë kjo kthesë e papritur.
“Sapo më njoftuan se Lista Serbe ka marrë 9 mandate të reja në Kuvendin e Kosovës për të penguar hyrjen time në të dhe për të mos lejuar që komuniteti serb në Kosovë të marrë përfundimisht përfaqësues të vërtetë politikë. Shpjego këtë kthesë të papritur Aleksander Vuçiq”, ka shkruarTrajkoviq./arbresh.info/
Upravo sam obaveštena da je Srpska lista preuzela novih 9 mandata u kosovskoj Skupštini da bi sprečila moj ulazak u istu, i da bi onemogucila da srpska zajednica na Kosovu konačno dobije prave političke predstavnike.
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) November 17, 2022
lexo edhe:
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...