Prokuroria e Rrethit Gjyqësor në Tiranë ka publikuar ekspertizën mjeko-ligjore në lidhje me shkaqet e vdekjes së shtetasit Lear Kurti, ku përcaktohet se ai ndërroi jetë nga mbidoza e kokainës.
Sipas eksperitzës, shkaku i vdekjes se shtetasit Lear Kurti ka qenë “helmimi (mbidozim) akut me lëndë narkotike të llojit kokainë, i komplikuar me shok toksik, me mekanizimin e ishemisë akute të miokardit që ka sjellë për pasojë asistolinë kardiake (Ndalim i menjëhershëm i zemrës)”.
“Në përgjigje të aktit të ekspertimit mjeko-ligjor, përcaktohet diagnoza Anatomo-Patologjike: Mbidozim (Helimim) akut me lëndë narkotike e llojit kokainë. Ishemi akute Hypoksite e miokardit e shoqëruar me kontraktim dhe deformim të miofibrilive, edemë e shprehur e trurit, stazë vazale dhe ekstravazat kapilar, atelektazë dhe emfizemë kompesatore e mushkrisë, hepatit kronik persistent”, thuhet në raport.
Lear Kurti ndërroi jetë pak minuta pasi u shoqërua nga një patrullë policie e komisariatit nr. 3 në Tiranë. Në një njoftim të dytë, pasi pretendoi se kishte vdekur në spital, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore tha se 32-vjeçari shfaqi probleme shëndetësore dhe u dërgua në spital ku u konstatua se kishte ndërruar jetë.
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...