Ministria e Punëve të Brendshme, mbështetur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe në bashkëpunim me komunën e Hanit të Elezit do të mbajnë takim një aktivitet në kuadër të fushatës për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për rreziqet që vijnë nga mbajtja dhe keqpërdorimi i armëve të vogla dhe të lehta ( AVL).
Në këtë aktivitet do të merr pjesë Mehmet Ballazhi, Kryetar i Komunës së Hanit të Elezit, Zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe kryesuesi i Komisionit për Armët e vogla dhe të lehta, Blerim Gashani dhe Zëvendës Përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP-së në Kosovë, Niels Knudsen, thuhet në njoftim.
Në kuadër të kësaj ngjarje do të mbahet edhe mbledhja e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB).
Kjo ngjarje do të zhvillohet sot, duke filluar nga ora 10:00, në Komunën e Hanit të Elezit, fshati Gorancë, respektivisht Shkolla Fillore “Veli Ballazhi”./arbresh.info/
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...