Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, me anë të një letre zyrtare dërguar Presidentit të Eurojust-it, Ladislav Hamran, në koordinim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z. Blerim Isufaj, ka nominuar prokurorin ndërlidhës të përhershëm me Eurojust-in, si dhe një prokuror si pikë kontakti lidhur me implementimin e projektit “WB CRIM JUST”, i cili do të fillojë të zbatohet në Ballkanin Perëndimor nga Eurojust, në kuadër të programit IPA III.
Vendosja e këtij bashkëpunimi zyrtar ndërmjet institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe Eurojust-it, përbënë një moment të rëndësishëm të ndërtimit të raporteve të ndërsjella, që do të nxisë forcimin e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar si dhe do të lehtësojë ndihmën ligjore në çështjet penale, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe krimeve tjera transnacionale, thuhet në njoftim. /arbresh.info/
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...