Lëvizja e lirë e mjeteve lundruese për qëllime turistike në liqenin e Ohrit, është një nga marrëveshjet e arritura në mbledhjen e përbashkët mes qeverive të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut pak ditë më parë.
Për ministren shqiptare të Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, kjo marrëveshje pritet të sjellë në Pogradec fluks më të madh vizitorësh. Fitimi i parë i pritshëm është ardhja e vizitorëve nga Maqedonia e Veriut në Pogradec.
Por ndryshe nga Ohri dhe Struga në Maqedoninë e Veriut, Pogradeci sot nuk ka asnjë mjet lundrues funksional për qëllime turistike.
Edhe një që erdhi para dy vitesh me qëllim kryerjen e shëtitjeve turistike ne liqen, nuk arriti të punojë dhe sot e kësaj dite qëndron e ankoruar në mol.
Mungesa e infrastrukturës në molin e Pogradecit për kontrollin teknik të mjeteve lundruese dhe verifikimin e tyre e bën thuajse të pamundur sot që pogradecarët të përfitojnë nga marrëveshja mes dy qeverive fqinje. Sipërmarrësit e zonës shpresojnë që ky të jetë momenti që moli i Pogradecit të ketë dhe një miniport që t’i shërbejë turizmit të zonës, raporton A2 CNN.
Parashikimi i motit për të premten
Funksioni i ri i AirPods të Apple mund të ndihmojë njerëzit ...
Në podcast me Toni Kroos, Klopp i ashpër me deklarata për Ra...
Drenusha: Në Big Brother hyra për fëmijët e mi
SHBA-ja thotë se afër 8.000 trupa koreanoveriore janë në kuf...
Krijimi i “Shtetit Bektashi”, Rama: Po ta kisha unë në dorë ...