Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas dënimit të poetes dhe autores së disa këngëve Mimoza Ahmeti për ndërtim të paligjshëm.
Në një postim në Facebook, Rama tha se çdo ndërtim pa leje është i dënueshëm por zelli milimetrik në dënimin e atyre që e shkelin ligjin në pronën e tyre të bën për të vjellë.
Nga ana tjetër kreu i qeverisë thotë se dosjet për evazion fiskal, pastrim miliona dollarësh flenë në Prokurori e kjo e fundit merret me gjëra të vogla.
“Pas një këngëtari ja edhe një poete, që dënohet me zell nga pikërisht Prokuroria e Tiranës, ku dosjet e denoncimeve nga organet shtetërore për ndërtime të paligjshme për qëllim fitimi apo për evazion fiskal me miliona USD dhe për pastrim të miliona USD, flenë të patrazuara!”, tha Rama.
“Patjetër që çdo ndërtim pa leje është i dënueshëm me ligj, po zelli milimetrik në dënimin e atyre që e shkelin ligjin në pronën e tyre të bën për të vjellë përballë mosveprimit sistematik të Prokurorisë së Tiranës ndaj atyre që për qëllime fitimi bëjnë shkelje kilometrike”, shkruan Rama.
Pas një këngëtari ja edhe një poete, që dënohet me zell nga pikërisht Prokuroria e Tiranës, ku dosjet e denoncimeve nga organet shtetërore për ndërtime të paligjshme për qëllim fitimi apo për evazion fiskal me miliona USD dhe për pastrim të miliona USD, flenë të patrazuara! pic.twitter.com/NykfZEOOUt
— Edi Rama (@ediramaal) November 15, 2022
Osmani në Prekaz: Betohemi që do ta mbrojmë çdo cep të Repub...
Rodri: Nuk dorëzohem, synimi është që pas gjashtë apo shtatë...
Bislimi e Konjufca bëjnë homazhe te Kompleksi Memorial ̶...
Barcelona merr lajme të mira, dy futbollistë të rëndësishëm ...
Merr flakë një shtëpi në Tiranë, lëndohen dy fëmijë
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...